Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në Kuvend me një replikë ndaj deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke ironizuar përdorimin e shpeshtë të fjalës “vjedhje” nga ana e saj.
Më pas, Rama prezantoi buxhetin, të cilin e cilësoi historik, pasi për herë të parë arrin vlerën e 10 miliardë eurove.
Sipas kryeministrit, buxheti synon uljen e kostos së jetesës për familjet shqiptare dhe rritjen e mbështetjes për pensionistët dhe shtresat në nevojë. Ai paralajmëroi gjithashtu opozitën, duke iu referuar zgjedhjeve të 9 majit.
“Zonja Tabaku që është, një zëdhënëse e palodhur e fjalës vjedhje që sa herë e përmend ajo atë fjalë unë mendoj ksuh e di cdo kish vjedhur nëse do kishte gjë në dorë, se vetëm nëse i ke berë vetë mund të përsërisësh atë fjalë tha se unë kam ardhur për kartonin.
Unë s’ kam ardhur këtu për kartonin por për fjalën hyrëse mbi një buxhet historik që për herë të parë prek tavanin e 10 miliardë eurove.Ky fakt është domethënës, por ky buxhet është i rëndësishëm edhe për një fakt tjetër, PS falë krijimit të mundësive të reja me këtë buxhet ul atë që është edhe fjala kyce e ditëve të sotme, koston e jetesës për familjet shqiptare, rrit mbështetjen për pensionistët dhe ata më në nevojë.
I kemi dëgjuar shpesh këto masa si të ishin cështje dëshirash i kemi dëgjuar të na kundërvihen thua se nuk e kishim dëshirën, por arsyeja pse shumica na ka votuar e do vijojnë të na votojnë është e vërteta që ndan njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me këta që janë në këtë sallë dhe nuk kanë asnjë lidhje me njerëzit e këtij vendi. Mos i bëni shqiptarët për budallenj se të japin ujë në bisht të lugës, dhe ujë në bishtin e lugës do të marrin edhe me 9 maj”, u shpreh Rama.
