Kryedemokrati Sali Berisha nuk i kurseu sulmet ndaj mazhorancës gjatë seancës së sotme plenare.
Duke iu drejtuar mazhorancës me epitetin “Banda e Lalzit”, Berisha shprehu se kjo qeveri nuk ka legjitimitet për të diskutuar apo miratuar buxhet, pasi sipas tij është e dalë nga zgjedhje të plaçkitura.
“Banda e Lalzit, çdo gjë mund t’u dukeni shqiptarëve, vetëm zyrtarë nuk iu dukeni më. Nuk keni asnjë të drejtë të merreni me buxhet ju, nuk keni legjitimitet, keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsionin.
Çfarë buxheti do të miratoni ju, 10 miliardë vjedhje. A e dini se Eurostati deklaroi se të ardhurat janë rritur dhe varfëria është shtuar. Shqiptarët blejnë me çmime që janë 110% të çmimeve europiane. Sepse padrino me kartelet ka zhytur Shqipërinë, a e dini ju pse janë rritur të ardhurat, se raporti lek-dollar është në qiell. Çfarë do t’u bëni ju më keq shqiptarëve, se t’ua rrisni taksat, doni t’i përzini?
Po jeni ju ata që do të përziheni, do të shkoni aty ku keni vendin”, u shpreh Berisha.
Në fund të fjalës së kreut të opozitës, nga vendi kryeministri Rama dëgjohet t’i ketë thënë: Sali, po të bien pantallonat, ik tani
