Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përse nuk priti Gjykatën Kushtetuese? Veliaj: Presidenti bëri një hile ndaj atyre të vetëve

23:21 / May 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj meta ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ka bërë një hile, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Kështu u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. I pyetur, përse nuk priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për prishjen e godinës së teatrit, Veliaj tha se Presidenti i vendit ka shkuar në vendin e gabuar.

“Presidenti ka bërë një hile, sepse ky është akt administrativ dhe duhej drejtuar në Gjykatën Administrative. Ju sjell rastin e Kopshtit Botanik. Në Kopshtin Botanik e kuptuan që është akt administrativ dhe rektorati i Tiranës që mund të mos jenë të pëlqëimit tim, bëri rrugën e duhur. Presidenti ka vajtur në vendin e gabuar për të bërë një hile” u shpreh Veliaj.

Më tej duke vijuar argumentimin e tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se vendimi që Teatri Kombëtar të mos hynte në godinat e mbrojtura është vendosur nga Bujar Leskaj.

“Ky urdhri që nuk e ka Teatrin Kombëtar në godinat e mbrojtura është firmosur nga Bujar Leskaj, ish-Ministër i Kulturës në atë kohë”, u shpreh Veliaj

Duke iu rikthyer sërish Presidentit, ai tha:

“Vajti presidenti bëri një hile, ndaj atyre të vetëve se mua s’ma hedh njeri dhe e çoi në Gjykatën Kushtetuese, atë që duhej çuar në Gjykatën Administrative”.

Fevziu:  Përse qenka hile kjo dhe jo e juaja që u tha që do votohet në 15 maj dhe u votua në 14.

Veliaj: Data 15 ishte një sajesë e mediave të opozitës dhe siç ndodh në Shqipëri, “cut and paste”, asnjë nuk e verifikon./Opinon.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.