Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” për Jaeld Çelën ish kreut të policisë së Vlorës.
Për shkak të pandemisë seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa Çela ka pretenduar për zbutje të masës në arrest shtëpie, pasi është vetëdorëzuar, por kjo kërkesë nuk është pranuar.
Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici pak ditë më parë, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Jaeld Çela është dënuar me 3 vite burgim për shpërdorim detyre.
