Nazer Seiti, një nga njerëzit më të afërt të Moisi Habilajt, dhe i njohur si financieri i tij tashmë mbetet pa avokat përfaqësues.
Avokati i tij, Detar Hysi ka hequr dorë nga mbrojtja me arsyen se nuk ka komunikuar me të.
Seiti është në arrest shtëpie nga Gjykata e Katanias, me vendimin që u dha shtatorin e kaluar. Pritet që ai të dalë javën e ardhshme, me 4 shkurt përpara Gjykatës italiane për t’u njohur me vendimin.

