Një lajm i mirë për të gjithë besimtarët katolik. Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka vendosur që të rifillojë në të gjithë vendin aktivitetet fetare të pezulluara me dekretin e datës 12 mars 2020, sidomos kremtimet liturgjike publike, duke vlerësuar edhe ambjentet e jashtme e po ashtu duke mbajtur parasysh udhëzimet e Ipeshkvinjëve të çdo dioqeze dhe masat e duhura të dhëna nga ekspertët.
“Duke falenderuar Hyjin për përmirësimin e situatës vazhdojmë të lusim Zotin që situate të shkojë drejt normalitetit tërësor”, thuhet në njoftimin e Konferencës Ipeshkvore.
