Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhëndri i zv.ministrit të Ramës rrëfen dhunën e policëve te TK: Më kapën për fyti, kam pamjet filmike

18:27 / May 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belidn kellici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi i cili është edhe dhëndri i zv. ministrit Artan Shkreli, foli për dhunën e ushtruar nga policia ndaj këtij të fundit, mëngjesin e 17 majit kur nisi aksioni për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Këlliçi, i cili ka pësuar dëmtime në njërin krah, rrëfen në një intervistë me Endri Xhafon atë që ndodhi atë mëngjes. Ai shprehet se është dhunuar nga policët, në momentin që ishte duke qëndruar në këmbë. Sipa stij efektivët e policisë e kanë kapur për fyti dhe e kanë shoqëruar.

Këlliçi shprehet se ka bërë kallëzim penal, dhe si provë ka pamjet filmike të dhunës që ka ndodhur.

“Jam me fat që është filmuar e gjitha skena. Edhe sot që flasim nuk e di as vetë çfarë ka ndodhur. Ka qene absurde. Shoqërimi im është marrë duke ndenjur në këmbë. Kishim shkuar për të ndihmuar disa zonja që ishin rrëzuar. Më kanë marrë fillimisht 5 policë, më kanë kapur për fyti. Jam mbajtur në një dhomë për 6 orë me 9 persona të tjerë. Kam qenë me 10 persona në një qeli.

Kur mësuam se unë do bëja një kallëzim penal më kanë dhunuar. Për fatin tim kanë dalë pamjet filmike dje dhe do i dorëzoj në prokurori. Unë e kam personale me ata policë. Realisht fytyra e policit ka fytyrën e Sandër Lleshajt.

Na kanë marrë pa numër identifikimi me skafandra, në një ditë kur mua më është hequr 2 herë patenta. Na kanë keqtrajtuar me fjalorin më banal.

Në vend që policia t jetë në mbrojtje të qytetarëve ka bërë atë akt brutal, që është i denjë vetëm për Korenë e Veriut. E kam të vështirë të gëlltis këto 48 orët e fundit. Unë kam qenë me kurriz, jam marrë prej fyti. I thoja policit ndalo se vij vetë. E gjithë arsyeja është se këta nuk shkëputem dot nga metodat e dhunës”, u shpreh ai në ABC.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Vjedhja në Postën e Durrësit në dorën e SPAK, Prokuroria e rrethit shpall moskompencë: Ka grup kriminal dhe persona me imunitet të përfshirë

19:26 / November 18, 2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, plagosen dy policë/ Procedohen penalisht 24 protestues

12:32 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.