Greqia do të rihapë kufijtë e saj për turizmin më 15 qershor. Kjo u njoftua nga kryeministri grek, Kiryakos Mitsotakis në një samit me vendet e tjera të Ballkanit, për të marrë në konsideratë perspektivat e rajonit për rimëkëmbje pas pandemisë së koronavirusit.
Kryeministri grek ra dakord për rihapjen e kufijve më 1 qershor për udhëtime biznesi, punëtorë sezonalë dhe anëtarët e familjeve që banojnë në vendet e tjera.
Mitsotakis ai njoftoi se hapja e kufijve për udhëtime turistike do të bëhet nga 15 qershori.
