Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Më gjej një mik për prokuroren F.V”, zbardhen përgjimet që ‘fundosën’ të rrezikshmin nga Kukësi

12:17 / May 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5ec4f9d109b76
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Kukësit ka arritur të zbërthej një grup të rrezikshëm kriminal që mbillnin dhe shpërndanin lëndë narkotike në të gjithë vendin, madje në jo pak raste i shkëmbenin me kanabis.

Prokuroria dyshon se ishte Kreshnik Murataj nga Kukësi ai që organizonte grupin pasi gjatë përgjimeve është konstatuar se personat e tjerë konsultoheshin me të për veprimet mbi mbjelljen, rritjen e bimëve të kanabisit si edhe transportin e lëndës narkotike pas tharjes.

Abcnews mëson se pasi ishin kryer disa arrestime nga prokuroria e Kukësit, grupi në fjalë kërkon të futet në kontakt me prokuroren F.V. Në lidhje me këtë rezulton se në 24 shtator të vitit 2019, Kreshnik Murataj ka telefonuar shtetasin I.V duke i kërkuar që “t’i gjejë një mik prokurores F.V”.

Gjatë telefonatës I.V i thotë Kreshnik Muratajt se “F.V është bashkëshortja e F.GJ” dhe se “duhet të bëjë kujdes në biseda për këto gjëra në telefon”.

Por grupi nuk dorëzohet. Gjatë të njëjtës ditë, prokuroria ka interpretuar një telefonatë tjetër, ku sërish Kreshnik Murataj telefonon një grua dhe e pyet nëse e njihte prokuroren F.V, por ajo i thotë se nuk e njihte.

Disa orë më vonë sipas prokurorisë, në telefonin e Kreshnik Muratajt vjen një telefonatë nga një person i identifikuar si djali i prokurores F.V, i cili i kishte thënë se punonte në një institucion të rëndësishëm në Kukës.

Prokuroria nuk ka më detaje se çfarë ndodhi mes grupit dhe prokurores në fjalë, por duket se grupi u alarmua pas disa operacioneve për shkatërrimin e parcelave të kanabisit në Kukës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026

Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin

15:58 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.