Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Banka Botërore: 60 milionë njerëz mund të përballen me varfëri ekstreme

13:30 / May 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka boterore 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deri në 60 milionë persona do të përballen me “varfëri ekstreme” si pasojë e koronavirusit, ka paralajmëruar presidenti i Bankës Botërore, David Malpass. Ai ka thënë se Banka pret që rritja ekonomike të tkurret për 5 për qind këtë vit, derisa kombet përballen me pandeminë. Kjo situatë e krijuar pas pandemisë, ka ndikuar në humbjen e miliona vendeve të punës dhe dëmtimin e bizneseve, sidomos në vendet më të varfra.

“Miliona burime për jetesë janë shkatërruar dhe sistemet e kujdesit shëndetësor janë në tension në gjithë botën”, ka thënë ai. “Vlerësimi ynë është që deri në 60 milionë persona do të shtyhen drejt varfërisë ekstreme – që shkatërron përparimin e bërë në zhdukjen e varfërisë në tre vjetët e fundit”, ka paralajmëruar ai.

Banka Botërore e përcakton “varfërinë ekstreme” kur një person jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë. Ky institucion me bazë në Uashington është duke ofruar grante dhe kredi me interes të ulët në vlerë të 160 miliardë dollarëve, për t’iu ndihmuar vendeve të varfra në luftimin e krizës.

Malpass ka thënë se 100 shtete, që janë shtëpi për 70 për qind të popullsisë në botë, tani kanë siguruar financa emergjente. Me koronavirusin e ri janë infektuar mbi 4 milionë persona në gjithë botën, derisa mbi 320,000 prej tyre kanë vdekur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.