Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si të veproni kur jeni joproduktivë

15:01 / May 20, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mbingarkesa ne pune
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse tani ndiheni më pak produktivë, nuk jeni i vetëm.

Sipas një sondazhi të Thrive Global, më shumë se 75% e punonjësve ndihen të mbingarkuar, më pak produktivë, ndërkohë që po punojnë në shtëpi dhe për shkak të shpërqendrimeve për shkak të pandemisë.

Nuk po flemë si më parë, po vuajmë për t’u përqendruar dhe, pavarësisht se po punojmë më shumë, e kemi të vështirë të bëjnë progres në këtë situatë kaotike dhe ndihemi të frustruar dhe fajtorë, transmeton monitor.

Më poshtë janë disa këshilla se si të veproni kur ndiheni joproduktivë

Përcaktoni se çfarë është produktiviteti

A ndieni se pavarësisht përpjekjeve tuaja, nuk jeni po aq produktivë si dikur? Të punosh dhe të jetosh në këtë normalitet të ri post-koronaviusi do të thotë të gjesh mënyra të reja për të përcaktuar dhe për të matur produktivitetin.

Shkëputuni për pak për të parë perspektivën

Ndonjëherë mënyra më e mirë për të qenë produktivë është të pushoni. Edhe pse mund të duket kontradiktore, shkëputja për pak kohë është mënyra më e mirë për të bërë progres. Kërkimet tregojnë se pauzat janë të rëndësishme për të përmirësuar humorin, mirëqenien e përgjithshme dhe rendimentin. Dhe në një botë ku kakofonia e zhurmës po na bombardon, duke u shkëputur për pak për të parë brenda nesh dhe për të reflektuar, na jep mundësinë të shfrytëzojmë të vetmin aspekt që mund të kontrollojmë: perspektivën tonë.

Kursejeni për pak veten dhe trurin tuaj

Paaftësia jonë për t’u përqendruar gjatë kohërave të pandemisë nuk ka të bëjë me dembelizmin. Dr. Amy Arnsten, profesore e neuroshkencave në Universitetin e Yale, e cila ka bërë një kërkim të thelluar mbi mënyrën se si i përgjigjet truri stresit, thotë se kjo ka të bëjë me mënyrën se si vepron truri ynë. Arnsten thotë se gjatë periudhave të stresit të vazhdueshëm dhe paqartësive, korteksi cerebral, i cili na ndihmon të përqendrohemi dhe të mendojmë në mënyrë kritike se si të marrim vendime – në të vërtetë ‘fiket’ për t’i lënë vend pjesëve më aktive dhe impulsive që na mbrojnë në momente të rrezikshme.

Pavarësisht kësaj, Arnsten thotë se kjo mund të na çojë në një rreth vicioz të humbjes së përqendrimit, duke e dënuar vetën në lidhje për këtë gjë, gjë që i bën lidhjet me pjesën e përparme të trurit më të dobëta. Për këtë, ajo na këshillon që ta duam veten pak më shumë duke treguar dhembshuri.

Bëni dallimin midis të qenët “i zënë” dhe “produktivë”

Kur ju i kaloni ditët (ose javët tuaja) nga një takim pune në tjetrin në Skype, Zoom etj., ju sigurisht që jeni i ngarkuar. Por të qenët ‘i zënë” nuk është e njëjta gjë me të qenët “produktivë” dhe mund t’ju bëjë të mendoni se çfarë keni lënë pa përmbushur. Që të jeni më produktivë, përcaktoni disa kufij duke thënë ‘jo’ detyrave jo urgjente dhe duke u dhënë përparësi gjërave që janë me të vërtetë të rëndësishme.

Festoni arritjet

Është normale t’ju kapë rutina gjatë pandemisë dhe të harroni të festoni arritjet tuaja. Është e rëndësishme të shkruani në ndonjë ditar apo në një ‘file’ elektronik arritjet tuaja të vogla. Kështu në momentet që do të ndiheni joproduktivë, referojuni arritjeve tuaja në mënyrë që t’ju japin nxitjen e nevojshme për t’u motivuar, dhe mos harroni të festoni arritjet tuaja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.