Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Ministrja” e Bashës lexon pamflete portalesh, reagojnë këshilltarët bashkiakë

19:50 / May 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ed4ac884 e225 4a9e a55d 1afc80334257
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej orës 17:30 po zhvillohet protesta e dytë e grupit të artistëve dhe opozitës kundër qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar që ka nisur me firmosjen e një peticioni ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte, siç ishte.

Gjatë protestës kanë folur disa përfaqësues politikë dhe të komunitetit të aktorëve. Ish-ministrja e Lulzim Bashës, Mirela Karabina, në fjalën e saj para protestuesve për Teatrin Kombëtar ka lexuar emrat e disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë, ku i cilëson ata si njerëz që përfitojnë nga pushteti duke kërkuar edhe poshtërimin e tyre publikisht. Faji i tyre sipas ish-ministres teknike, është fakti se kanë votuar për shembjen e Teatrit. Nuk ka munguar as linçimi për disa emra duke bërë edhe komente, se janë pasardhës të ish-funksionarëve komunistë, ndërsa disa të tjerëve iu kanë shtuar edhe detyra dhe funksione të cilët ata nuk i kanë. Media kontaktoi me disa prej prej këshilltarëve të cilët iu përmend emri në protestë, të cilët mohuan kategorikisht se ishin në ato pozicione që u thanë aty dhe theksuan se këtë çështje do e ndjekin edhe në rrugë ligjore. Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë dhe këshilltar në KB të Bashkisë Tiranë Aldrin Dalipi sqaroi se “nuk është e vërtetë që jam anëtar në borde pronash dhe e neveris politikën e shpifjes dhe montimit, dhe këdo që e ka artikuluar këtë rruga më e drejtë është të jap shpjegime në gjykatë si të barabartë përpara ligjit por jo të barabartë përpara shpifjes!” Edhe anëtarja tjetër e Këshillit Bashkiak të Tiranës Joleza Koka u shpreh se: “Kushdo, që ka marrë mundimin të ulet e ta shkruaj këtë artikull e ka patur shumë të lehtë të kontaktoj institucionet, të shikoj listat e të punësuarve e të bëj verifikimet e nevojshme përpara publikimit të tij, por qartazi këto portale nuk e kanë marrë fare mundimin të bëjnë asnjë gjysmë telefonate, që do të ishte minimum i detyrueshëm i profesionalizmit të tyre. Unë do ti hedh në gjyq si akt qytetar jo vetëm për ti ndihmuar këta gazetarë të rriten profesionalisht sepse mesa duket nuk është i mjaftueshëm edukimi që marrin nëpër shkolla, nëse kanë vajtur ndonjë ditë, por edhe për të bërë diferencën mes gazetarëve, që bëjnë përditë punën e tyre me profesionalizëm”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.