Pas shkarkimit si Kryetare e grupit parlamentar të opozitës, Rudina Hajdari për herë të parë ka shprehur hapur idenë e krijimit të nje partie të re. Duke folur në “Opinion”, Rudina hajdari e cila është e bija e liderit të dhjetorit Azem Hajdari deklaroi se “kam menduar të krijoj parti të re”.
Kujtojmë se Hajdari u përjashtua nga PD pasi nuk pranoi të dorëzonte mandatin e saj të deputetit sikurse kolegët e saj të tjerë. / tirananews.al
