Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbretëria e Bashkuar, plan për gjurmimin e të infektuarve me COVID-19

00:01 / May 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jonson
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se më 1 qershor do të hyjë në fuqi një program i gjurmimit të kontakteve të personave që kanë dalë pozitiv në testin e COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Johnson, i cili në muajin prill, ishte shtruar në spital, pasi u infektua me koronavirusin e ri, është kritikuar për trajtimin e tij ndaj pandemisë.

Në fillim të këtij muaji, Johnson shpalli një plan për të lehtësuar masat e izolimit, përmes të cilave është mbyllur pjesa më e madhe e ekonomisë.

Plani parasheh hapjen e shkollave dhe dyqaneve më 1 qershor.

Duke folur në parlament, Johnson tha se qeveria do të rekrutojë 25.000 persona, deri në fillim të muajit të ardhshëm, të aftë për të gjurmuar 10.000 raste në ditë.

Ai tha se përmes këtij programi numri i përgjithshëm i testeve ditore do të kishte arritur në 200.000, raporton Reuters.

Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social tha se qeveria “po punonte me ritëm të shpejtë për të zhvilluar shërbimin e testimit dhe gjurmimit, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm aftësinë për të gjurmuar virusin dhe për të ndaluar përhapjen”.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka regjistruar 250,138 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Prej tyre, 35.422 kanë vdekur.

britani COVID-19 plan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kongresi amerikan me ligj po ia ndalon presidentit largimin nga NATO

09:41 / September 25, 2026

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, përmend shqetësime për sigurinë kombëtare

09:14 / September 25, 2026

Netanyahu sulmon ashpër kryebashkiakun e New York-ut: Turp të të vijë që shtrembëron faktet

22:22 / September 24, 2026

Zelensky: Putin nuk do fundin e luftës/ Fjalimi në OKB: Duhet të ndalet, liria e tij rrezikon botën

13:35 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.