Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbi 400 shkolla në Gjermani dhe Danimarkë kërcënohen me bombë, policia nis hetimet

14:37 / November 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
images 58
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 450 shkolla në Gjermani janë bërë objekt i kërcënimeve me bombë përmes email-it këtë mëngjes, ndërsa paralajmërime të ngjashme janë raportuar edhe në Danimarkë. Autoritetet policore në të dy vendet kanë nisur verifikimet, por deri më tani i kanë cilësuar kërcënimet si të pabazuara.**

Sipas mediave gjermane, përfshirë _Bild_, policia në Freiburg bëri të ditur se kërcënimet janë dërguar me email në më shumë se 450 shkolla në të gjithë Gjermaninë.

Mesazhet kishin të njëjtën përmbajtje dhe të njëjtin titull: **“Vdekja të pret”**. Deri më tani nuk dihet identiteti i personit apo personave që qëndrojnë pas dërgimit të tyre.

Policia ka nisur një hetim për të zbardhur origjinën e kërcënimeve, ndërsa sipas vlerësimit paraprak të hetuesve, ato nuk konsiderohen të besueshme.

Paralajmërime për vendosje bombash janë raportuar edhe në disa shkolla në Danimarkë. Policia e Kopenhagës konfirmoi se kishte marrë disa kërcënime përmes email-it, duke i cilësuar ato si të pabazuara.

Autoritetet daneze thanë se janë në kontakt me komunitetet lokale, shërbimet parandaluese dhe institucionet arsimore për të monitoruar situatën dhe për të shmangur përhapjen e panikut.

Ndërkohë, policia në Jutlandën Veriore deklaroi se, bazuar në informacionet e disponueshme, nuk kishte arsye për evakuimin e shkollave apo marrjen e masave të posaçme të sigurisë.

Incidentet në Gjermani dhe Danimarkë vijnë në një kohë kur disa vende evropiane janë përballur me një seri kërcënimesh të ngjashme, përfshirë paralajmërime të rreme për bomba në shkolla dhe avionë, si dhe sulme kibernetike ndaj sistemeve të ftohjes së supermarketeve.

Këto zhvillime kanë ngritur dyshime për një fushatë të mundshme të luftës hibride, megjithatë deri më tani nuk ka prova që konfirmojnë një lidhje mes incidenteve.

Javën e kaluar, më shumë se 10 shkolla në Spanjë u evakuuan pas marrjes së kërcënimeve me bombë. Ndërsa më herët gjatë muajit nëntor, masa të ngjashme u ndërmorën edhe në disa shkolla në Itali.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse kërcënimet në vendet e ndryshme evropiane kanë një burim të përbashkët.

alarm per bome danimarke gjermani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje për bashkimin e opozitës: Nisim negociatat me partitë e vogla

14:41 / November 23, 2026

Moti i keq, 5 avionë devijohen nga Rinasi/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjet, 52 fidera jashtë pune

14:33 / November 23, 2026

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

13:26 / November 23, 2026

Reforma Zgjedhore/ Komisioni i Venecias vjen në Tiranë më 25 nëntor

12:32 / November 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.