Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“The Times” në 1880/ Kur ulqinakët protestonin te Fuqitë e Mëdha për të mos iu dorëzuar Malit të Zi

10:38 / May 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beteja ulqinit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – “L’Union Conservatrice” ka botuar, të enjten e 30 shtatorit 1880, në faqen n°2, shkrimin e gazetës britanike “The Times” në lidhje me shkresën e ulqinakëve drejtuar asokohe konsujve të Anglisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë në Shkodër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

protesta ulqinaket

Protesta e Ulqinakëve

Ja, sipas Times-it, përkthimi i mirëfilltë i protestës së banorëve të Ulqinit drejtuar konsujve :

“Konsujve të Anglisë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Rusisë në Shkodër.

Shkëlqesi, me shumë pikëllim kemi mësuar se brenda disa ditësh, flotat e fuqive evropiane do të arrijnë në ujërat e Ulqinit për të na detyruar të dorëzojmë qytetin tonë të dashur Malit të Zi.

Për shumë shekuj, ne, banorët e Ulqinit, kemi qëndruar nën sundimin dhe mbrojtjen e pushtetit osman, dhe do të ishte e pamundur për ne që të përshtasim zakonet, traditat, gjuhën dhe fenë tonë me ato të Malit të Zi, të cilat janë të gjitha të ndryshme dhe madje të kundërta.

Kjo është arsyeja pse ne jemi të vendosur me rreptësi për të zmbrapsur çdo sulm, çfarëdo qoftë ai, nga ana e Malit të Zi dhe të vuajmë asgjësimin e qytetit dhe të popullit tonë, sesa të nënshtrohemi. Përgjegjësia për gjakun që mund të derdhet në kufijtë e tij do të bjerë mbi malazezët, sepse ne nuk do të jemi shkaku.

Sidoqoftë, shpresojmë që rreziku i një konflikti të shmanget, pasi ne e dimë se fuqitë e mëdha nuk synojnë shkatërrimin, por mirëqenien e popujve.

Ne kërkojmë nga Shkëlqesia Juaj që të njoftoni qeverinë që ju përfaqësoni për vendosmërinë tonë të pakthyeshme dhe do të jemi shumë mirënjohës nëse ky komunikim nderohet me një përgjigje.”

[Shkrimi përfundon me tridhjetë firmat e anëtarëve të komitetit për mbrojtjen e Ulqinit (me vulat e tyre bashkangjitur), plus atyre të krerëve të vullnetarëve, të pleqve të qytetit, etj.]

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-times-1880-protesta-e-ulqinakeve-drejtuar-konsujve-te-anglise-frances-italise-gjermanise-austro-hungarise-dhe-rusise-ne-shkoder/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.