Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Udhëtimet me avion, BE rekomandon mbajtjen e maskave

10:41 / May 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avion 768x384 1 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Europiane e Sigurisë Ajrore (EASA) dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) rekomandojnë masa të distancimit fizik në masë të mundshme dhe mbajtjen e një maske mjekësore për udhëtimet në avion.

Në një dokument të publikuar dje, këto dy agjenci të BE-së kanë bërë të ditur një sërë udhëzimesh për të garantuar sigurinë shëndetësore të pasagjerëve ajrorë dhe të personelit të sektorit të aviacionit, në momentin e rifillimit të programeve të fluturimit.

“Protokolli i publikuar dje mund të garantojë pasagjerët për sigurinë e udhëtimit të tyre në avion si dhe për të ndihmuar industrinë të rikuperohet nga efektet e kësaj pandemie”, theksoi komisionerja europiane e ngarkuar me Transportin, Adina Valean.

“Garantimi i një sigurie shëndetësore është një faktor vendimtar për rifillimin e fluturimeve tregtare”, nënvizoi drejtori ekzekutiv i EASA, Patrick Ky.

“Tashmë ju përket kompanive ajrore dhe aeroporteve të përshtatin rekomandimet në pajisjet e tyre dhe operacionet”, shtoi ai.

Agjencitë rekomandojnë mbajtjen e maskave mjekësore nga të gjithë pasagjerët dhe personeli ajror, që prej hyrjes së tyre në aeroportin e nisjes deri në mbërritjen e tyre në destinacion, me përjashtim të fëmijëve poshtë moshës gjashtë vjeç.

Këto maska duhet të ndërrohen çdo katër orë dhe pasagjerët duhet të sigurohen të kenë një sasi të mjaftueshme, por gjithashtu dhe kompanitë janë nxitur të kenë një stok për të plotësuar nevojat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.