Shkon në 969 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri me pesë raste të reja të shënuara në 24 orët e fundit.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar me COVID në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për tre raste në Durrës, një në Tiranë dhe një në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.
E PLOTE
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 5 raste të reja , shkon në 969 numri i të prekurve
13 të shëruar në 24 orët e fundit. 80% e të prekurve tashmë janë të shëruar
Mirela Cami
Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në vendin tonë.
Edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna
intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të
reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të
gjelbërta.
Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me
Covid19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1
në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të
shëruar janë 13 qytetarë.
Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14
pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.
Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe
serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel
shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të
tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, te ruani distancimin
fizik dhe higjienën personale. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në
numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)
Testime totale 13825
Testime molekulare 12759
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 969
Raste të shëruara 771
Raste Aktive 167
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 55
Durrës 47
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1
