Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gëzim Kame tregon detajet: Nga Berisha tek Nano, si na gënjyen për Teatrin e ri

12:22 / May 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
67739957 10156888811166523 6354549030923534336 n 696x449 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Regjisori i njour Gëzim Kame, njeriu që mban rekordin me “Apologjinë e Sokratit” interpretuar nga Mirush Kabashi, e kjo ç’prej ’90-ës e deri më sot, tha se që ato vite kanë filluar kërkesat për një teatër të ri. Sipas tij, nevoja për ndërtimin e një teatri të ri ka qenë një kërkesë e hershme e aktorëve dhe regjisorëve.

Kame, i cili ka qenë edhe drejtor i këtij teatri tregon edhe një moment kur mori premtimin nga ish-presidenti Sali Berisha për një teatër të ri.“Unë mbaj mend, që kam qenë i ftuar në ambasadën bullgare në 1996, në grupin e njerëzve që ishim aty, ishte dhe presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi dhe personalitete të tjera. Ndërkohë presidenti kalon pranë meje, njiheshim, na respekton shumë si artistë, më jep dorën, më pyet ‘si je Gëzim?’

Dhe shfrytëzova rastin, i thashë: ‘Çfarë do bëjmë me atë teatrin tonë?’ ‘Do ta bëjmë’, më tha. ‘Do bëjmë një takim?’, e pyeta. ‘Patjetër, – më tha, – edhe unë e mendoj që nuk rrihet në atë teatër’. Edhe iku, vazhdoi punën e tij”, tha Kame, i cili më tej kujtoi dhe një takim me ish-kryeministrin Fatos Nano, për të njëjtën kërkesë, ndërtimin e një teatri të ri.“Unë po flas për historikun si ka filluar kjo punë. Po atë vit, pas një muaj ishin festat e 28-29 Nëntorit, dhe ishim në Pallatin e Brigadave, kur me thërret Fatos Nano, dhe thotë: ‘Do ta ndërtoni teatrin?’, i thashë: ‘Po’. Me pyeti sa kushton, i thashë parashikimet janë për 12 milionë dollarë.

Mirë, tha, bëjmë një bast, nëse ju gjeni 12 milionë dollarë, do futem unë si shtet me 10 milionë dollarë. I thashë ‘po e ke të humbur bastin, ne i nxjerrim shumë shpejt ato’. Ai më dha dorën, e bëri si ata fëmijët, e preu bastin Agim Zajmi. Më tha ‘e ke të humbur’, dhe sigurisht e kisha të humbur, sepse ai nuk e dëshironte këtë gjë”, tha Kame.Pas këtyre, ai tregon për ish-ministrin e Kulturës Edi Rama. “Edi Rama në funksionin e ministrit të Kulturës ka ardhur me Kadri Roshin, prej krahu dhe ka mbledhur gjithë kolektivin e teatrit dhe ka thënë: ‘Kur t’i vijë koha, do e bëjmë, t’i gjejmë lekët’. Ajo sallë që u rrënua pardje quhej salla ‘Kadri Roshi’.Kadri Roshi ka qenë një ndër të parët që ka qenë për shembjen e këtij teatri se është turp”, u shpreh Kame në një intervistë televizive.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.