Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend ku foli mbi tensionin e krijuar për Teatrin. Duke kujtuar fjalët e Shekspirit, kryeministri u shpreh se teatrin e politikës e ka pushtuar politika për teatrin.
“Shqipëria papritur u kthye në arenën ku përplasen bijtë e Shekspirit me një regjim të imagjinuar me filxhanin e ledit Makbeth e duke qenë se ndërkohë jemi edhe në një kohë ku përballemi me një sëmundje ngjitëse po ju kujtoj fjalët e Shekspirit juve këtu dhe të gjithë atyre që kanë zgjedhur të përfshihen jo për një plan politik po për një lëndim shpirtëror. “Budallallëku dhe mençuria ngjiten kollaj njësoj si sëmundjet infektive, prandaj zgjidhni me kujdes ata që dëgjoni”, thotë Shekspiri. Meqë teatrin e politikës sot e ka pushtuar politika për Teatrin atëherë më lejoni tu them se ky është një lajm shumë i mirë në këtë moment kur nëse nuk do të kishim bërë të gjitha gjërat e duhura mund të ishim këtu, ose mos të takoheshim dot fare këtu po mund të përjetonim një hall të madh duke numëruar humbjet e jetës, plagët e rënda dhe kolapsin e sistemit tonë shëndetësor në kushtet e një përballje që shumë shtete më të fuqishme se ne e humbën”, tha Rama.
Vijon…
