Ditën e sotme po qarkullon me shpejtësi lajmi se një nga programet më të ndjekura të humorit, emri i të cilit është lidhur ngushtë për 17 vite me Top Channel, nuk do të transmetohet më në këtë televizion.
Aktorët e “Portokallisë” janë ofruar te televizione të tjera, për të nisur një tjetër program, që thuhet se mund të mbajë emrin ‘Mandarina’.
Regjisori i “Portokallisë” Altin Basha është parë gjithashtu dje në studiot e Abc News.
