Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA rrëzon platformën e Metës? Kim: Uroj të mos ketë marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Drejtësinë

18:51 / May 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja Yuri Kim ka çuditur jo pak me një mesazh pasditen e së enjtes. Përmes Twitter, kryediplomatja amerikane thotë se uron që palët të mos kenë bërë ndonjë marrëveshje në kurriz të reformës në Drejtësi.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.” – thotë Kim.

Ky reagim vjen pas takimit të presidentit Meta me opozitën dhe zbardhjes së takimit nga Fatmir Mediu.

Propozimi që Presidenti Meta ia ka bërë të ditur Kryeministrit, ambasadorëve të BE-së dhe opozitës, përfshin çështje nga Reforma Zgjedhore, deri tek ngritja e një Këshilli Politik për Çështjet e Drejtësisë.

“Ia ka parashtruar edhe zotit Rama dhe ndërkombëtarëve, ka diskutuar edhe me përfaqësues të opozitës përpara se të ndodhte ngjarja e teatrit. Në të përfshihen disa çështje, zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfundimi i Reformës zgjedhore, ecuria në sistemin e drejtësisë. Për të shkuar edhe në bashkëpunim politik për të bërë amendime të ndryshme të nevojshme për të pasur një drejtësi të nevojshme që kalojnë përmes një Këshilli Politik përpara se të miratohen nga pikëpamja juridike në parlamentin e Shqipërisë” – tha sot Mediu, raporton javanews.al

Kjo pikë mund të jetë arsyeja e reagimit të ashpër nga ana e SHBA që i druhet ndërhyrjeve në reformë përmes mekanizmave të reja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.