Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Shkodër 51-vjeçari (EMRI)

09:22 / May 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 51-vjeçar i kërkuar nga Italia pai është dënuar me 15 vite burg për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Sipas burimeve zyrtare bëhet fjalë për Ladio Braci, i lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër.

NJOFTIMI I PLOTE

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 51-vjeçari i dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Strukturat e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Ladio Braci, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg), për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

14:36 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.