Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nëse një person COVID kollitet, për 5 sekonda pikat arrijnë gjashtë metra larg dhe…

12:00 / May 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vajza 3 750x375 1 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëzimi se 1-2 m distancë fizike mund të jetë e mjaftueshme për të na mbrojtur nga infektimi prej një person pozitiv nga Covid, tani duhet rishqyrtuar…

Duket se ky kriter (1-2m distancë fizike) nuk është i vlefshëm. Për të hedhur dyshime në lidhje me këtë ka menduar një studim i botuar në ‘Physics of Fluids’, një revistë shkencore amerikane. Studiuesit kanë deklaruar se pikat e lëshuara nga një person pozitiv me Covid shkojnë deri në 6 m larg brenda 5 sekondash. Lajm i keq për qytetet e karakterizuar nga era…

Nëse nuk ka erë, 1-2 metër distancë fizike është e mjaftueshme

Sipas ‘Corriere Della Sera’, studiuesit qipriotë të Universitetit të Nikozisë donin të konstatonin nëse distanca prej dy metrash mund të ishte e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga infeksioni i mundshëm. Gjatë eksperimenteve, temperatura e mjedisit rrethues ishte 20 ° C, me lagështi 50%.

Nëse nuk ka erë, distanca prej dy metrash mund të jetë e mirë, si dhe një distancë prej 1 metër, për të mos u rrezikuar nga koronavirusi që mbartet nga një person pozitive.

Sipas eksperimentimit, pas 49 sekondash nga kolla, pikat e dala nuk kaluan më shumë se një metër larg gojës. Një tjetër pikë e rëndësishme është që pikat e frymëmarrjes marrin 15 sekonda kohë për të rënë në tokë. Pra, në mungesë të erës, pikat bien në tokë pranë personit që i prodhoi, jo më shumë se një metër larg. Një pjesë shumë e vogël mund të shkonte më tej.

Sa më shumë ka erë, aq më shumë rritet rreziku i infektimit

Gjatë eksperimentit të dytë, me erë me shpejtësi rreth 4 kilometra në orë, distanca prej dy metrash duket të jetë e pamjaftueshme. Pikat në të vërtetë shpërndahen gjashtë metra larg në vetëm 5 sekonda. Vetëm pas kësaj kohe, pikat fillojnë të humbasin në masë dhe gradualisht veniten. Me një erë me shpejtësi të ulët, pikat priren të zbresin drejtpërdrejt në tokë.

Eksperimenti i tretë, u bë me një erë me intensitet nga 4 deri në 15 kilometra në orë. Pikat e dala nga goja arrijnë gjashtë metra larg, në vetëm 1.6 sekonda.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.