Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

OFL i kërkon deklarimin e pasurisë katër eksponentëve të krimit. Ja për çfarë janë dënuar

13:27 / May 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ofl
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve katër eksponentëve të krimit, dy nga Korça një nga Pogradeci e një nga Elbasani të dënuar për trafik droge, vrasje, shfrytëzim prostitucioni apo dhe pengmarrje.

NJOFTIMI I PLOTE

OFL, 22 maj

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. R., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

F. A., banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”;

M. B., banues në Pogradec, i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim;

Sh. Sh., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

14:36 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.