Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ultimatumi i SHBA për Reformën në Drejtësi, reagon Astrit Patozi: Ja ku takohet Rama dhe Basha

19:43 / May 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit “Top Talk”, kryetari i partisë “Bindje Demokratike”, Astrit Patozi ka komentuar Reformën në Drejtësi.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, i ka sugjeruar Këshillit Politik të reformës zgjedhore,  sistemin elektoral danez,  por dy liderët e partive kryesore të vendit, Edi Rama dhe Lulzim Basha, e kanë mohuar një propozim të tillë. Arsyeja sipas Patozit, është “zvarritja” nga Rama dhe Basha, mbi këtë çështje.

Astrit Patozi: Gjëja që mendoj është thembra e Akilit, në këtë teatër që po luhet. Unë dje për herë të parë kam parë një kohezion të jashtëzakonshëm, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Edi Rama të gjithë jetën e tij e ka kaluar duke përçmuar Lulzim Bashën. Ai ka shumë të meta, por nuk mund ta akuzojë kush për mungesë fantazie. Ai tha të njëjtën fjali si Lulzim Basha që nuk ka një porpozim amerikan, pikërisht në çastin, ku ai propozim i zonjës Kim po publikohej me radhë në të gjitha portalet e Shqipërisë.

Denis Dyrnjaja: Por përse e mohojnë këto këtë gjë?

Astrit Patozi: E dinë kush do të jetë përgjigja e tyre po t’i pyesësh, përse i mohoni, se nuk na ka ardhur te ne por i ka ardhur Darmianit dhe Ogertit, do të thonë. Kjo është një akrobaci për të kaluar ditët, për ta shtyrë, për ta zvarritur këtë çështje. Ndërkohë që kjo çështje, është kruçale në Shqipëri. Lajmi më i mirë nuk është që Ambasada Amerikane përmend Reformën në Drejtësi, si vijën e kuqe që nuk duhet të shkelet. Kjo nuk është më një lajm, kjo është një gjë që ato e kanë thënë në mënyrë të qëndrueshme për pesë vite. E reja është që për herë të parë,  faktori më i rëndësishëm diplomatik në Shqipëri, pra aleati jonë më i madh, më i fuqishëm dhe strategjik. Është investuar për ndryshimin e moçalit politik. Ky është lajmi dhe kjo është gjëja që duhet trajtuar sot. Ata të mos bëjnë sikur nuk e shohin, se nesër janë të detyruar të japin një përgjigje.

Basha Reforma ne drejtesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.