Një 13-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të shtunë pasi ka rënë në një gropë me ujë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katjel të Prrenjasit dhe dyshohet se i mituri ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
NJOFTIMI
Prrenjas/ Informacion paraprak
Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Prrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalishtë ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
