Pamjet e publikuara nga Daily Mail tregojnë momentin shokues ku disa adoleshentë tërheqin zvarrë një efektiv policie.
Ngjarja ka ndodhur në një park në Byfleet Uest të Britanisë së Madhe.
Polici u komunikoi djemve se nuk mund të qëndronin aty për shkak të masave kundër koronavirusit, por ata jo vetëm që nuk iu bindën, por e sulmuan.
Polici është dërguar në spital me lëndime të lehta në dorë dhe kokë, dhe tre personat u arrestuan.
