Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Komplot i fshehtë djallëzor të jetë ky, vallë?”- Poezi për Covid-19, Timo Flloko: Mesazhi që i dhashë botës nga shtëpia ime për vrasësin e padukshëm

22:00 / May 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
timo flloko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi u rrëfye me poezi tek Ardit Gjebrea, aktorin ikonë të kinemasë dhe teatrit shqiptar, Timo Fllokon, e pamë të vinte me një tjetër rrëfim poetik në ekran të hënën, pasi u shfaq në një video duke interpretuar vargjet e tij me titull “Në emër të jetës”.

Gjithçka e përgatitur për programin “Në Kurthin e Piter Pan”, një produksion me fëmijë dhe VIP-a i bashkëshortes së tij, regjisores së famshme Vera Grabocka dhe moderatores Alketa Vejsiu. Në formatin me filozofinë: “Një përrallë moderne për ata që nuk duan të rriten nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka”, Timo, si gjithmonë në superformë, recitoi vargjet e hedhura nga vetë ai në letër në prill 2020, të cilat i shkroi në periudhën e izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në vargjet e kësaj poezie, Timo shpreh gjithë përjetimin e tij për virusin e kobshëm që gjunjëzoi njerëzimin dhe botën. Në kopshtin e shtëpisë së tij, që duket si parajsa vetë, ai reciton vargjet që i ka shkruar për veten dhe gjithë banorët e këtij globi, të vendosur para një dileme të madhe ekzistencialiste për jetë a vdekje.
“Rreken shkencëtarët, pa mundur ta ndalin. Këtë vrasës të padukshëm, tinzar e i kobshëm, komplot i fshehtë, djallëzor të jetë ky vallë, Fatalitet absurd, i përmortshëm…?!”, është një nga strofat e Timos, ku shkruan për Covid-19.
’Në emër të jetës’ është poezia që shkrova në prill dhe vendosa ta interpretoja nga oborri i shtëpisë sime, për t’u transmetuar në ‘Piter Pan’”, tha Timo Flloko për “Panorama Plus”.
Ai njihet për talentin e tij të veçantë në poezi, por edhe mjaft tekste këngësh të mrekullueshme për artistë të njohur, të cilat më pas janë kthyer në hite të padiskutueshme. Promovimi i librit të tij të dytë, “Kërcim në bosh”, ishte një takim i mrekullueshëm që bëri me miqtë, të cilët janë fansat e vargjeve të tij. Më poshtë sjellim vargjet e poezisë së tij “Në emër të jetës”.
Duke qenë se zotëron të dyja armët, edhe penën edhe intepretimin, shpesh e kemi parë në disa video ku reciton vargje që i shkruan vetë apo të autorëve të tjerë.

Në emër të jetës

Me lajme të trishtë vdekjesh, erren ditët,

Krah makthit, ankthit dëshpërues të netëve,

Covid – 19: Frikë e tmerr për jetën,

Për botën mbarë, për njerëzit dhe veten.

Rreken shkencëtarët, pa mundur ta ndalin,

Këtë vrasës të padukshëm, tinzar e i kobshëm,

Komplot i fshehtë, djallëzor të jetë ky, vallë,

Fatalitet absurd, i përmortshëm…?!

Apo mallkim qiellor për faje tokësore,

Për shkaqe të errëta, që s’ua gjejmë kuptimin…?

Nga erdh’ ky fat i keq e ra si kryq i tmerrshëm,

Mbi shpinë të planetit tonë, si ndëshkim?!

Pandemi e përbotshme, sa jetë po shuhen…

Përkundër vdekjes, vendosëm izolimin,

Ngujimim pa kohë, me muaj, ditë e net,

Si të vetmen udhëdalje shpëtimi…

Sado t’ia ndalësh frymën, njeriut në dobësi,

Mbyllur si në burg, t’ia privosh lirinë,

Etjen për jetë, shpresën dhe shpirtin e tij,

S’mund t’i prangosësh, t’iu vësh karantinë…

Ndale dorën vrasëse, virus i mallkuar,

Grykës i panginjur, që po na e sos durimin,

Jo mijëra… por miliona jetë sikur të marrësh,

Nuk mund ta shfarrosësh dot kurrë njerëzimin.

Nga hiri i vet mitik, do rilindë si feniksi,

Mjerë kush e shpërfill, fuqinë e të pambrojturit,

Që vdekjes i bën sfidë, e mposht a bëhet fli,

Në emër të jetës, që ia fali Zoti! (Prill, 2020 nga Timo Flloko)

COVID-19 Timo Flloko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.