Nënë Violeta Bejleri, mësuese e gjuhës shqipe për 30 vjet me një shpirt të pasur e të bukur e ka shndërruar një ish kabinë elektrike në një shtëpi të ngrohtë e plot ngjyra.
Në Wake Up, 77-vjeçarja nga Libohova tregon se humbën shtëpinë nga firmat piramidale 23 vite më parë. Ajo thotë se nuk e përballonin dot qiranë dhe për fat bashkëshorti i saj punonte në elektrik dhe patën mundësi të merrnin një kabinë që ishte liruar. Ajo e ka kuruar me shumë kujdes e ngjyra teksa tregon dhe peripecitë e jetës por me një optimizëm dhe shpresë për të ardhmen. Ajo tregon edhe për vështirësitë në rritjen e fëmijëve, ku djalit që studionte në konservator për shkak të ambientit shumë të vogël, vetëm një dhomë, i duhej të studionte në tualet.
“Unë kam një natyre të tilë që jap dritë dhe shpresë dhe kurajo”, rrëfen nëna Violeta.

