Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë: Gjyqet me video, si do dërgohen provat dhe dokumentet

09:37 / May 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shoqata e gjyqtareve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykatat në të gjithë vendin pritet të rinisin punën pas tre muajsh pezullim, ndërkohë që seancat do të zhvillohen normalisht përmes videokonferencave.

Një ditë më parë, Ministria e Drejtësisë i propozoi Këshillit të Ministrave disa ndryshime në Aktin Normativ në kuadër të masave për parandalimin e COVID19, për të bërë të mundur zhvillimin e seancave gjyqësore.

Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, propozohet që gjykatat në vend të zhvillojnë seancat gjyqësore duke zbatuar masat organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore në përputhje me rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, si dhe organet e administrimit gjyqësor të çdo gjykate në zbatim të nenit 3, pika 4 të këtij akti normativ.

PJESËMARRJA NË DISTANCË NË SEANCA GJYQËSORE

1. Gjykata mund të vendosë që pjesëmarrja e palëve, ndërhyrësit kryesor, ndërhyrësit dytësor, personit të tretë ose përfaqësuesve të tyre, prokurorit, avokatit të shtetit, dëshmitarëve, ekspertëve, përkthyesve, si dhe çdo pjesëmarrësi tjetër të interesuar, në të gjitha seancat gjyqësore të sigurohet nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë, duke përdorur programe kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim. Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas marrjes së mendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ministrit të Drejtësisë, cakton listën e programeve kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim.

2. Mënyra e ndërlidhjes në distancë duhet të sigurojë në çdo rast shikueshmërinë e ndërsjellë të personave të pranishëm në të dyja vendet e ndërlidhura dhe mundësinë e dëgjimit nga të gjitha palët. Nëse parashikohet pjesëmarrja e disa palëve ose pjesëmarrësve të tjerë në proces, secili prej tyre duhet të vendoset në kushte që të mund të shikojë dhe të dëgjojë të tjerët.

3. Në rastet kur seancat gjyqësore zhvillohen në distancë, provat, dokumentet shkresor si dhe çdo akt tjetër procedural i paraqiten gjykatës ose edhe palëve nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik si dhe dërgohen, brenda së njëjtës ditë, nëpërmjet shërbimit postar, me dërgesë të porositur. Dëftesa e marrjes në dorëzim duhet të ruhet nga palët deri në marrjen e vendimit formë të prerë. Në rast se pala nuk i dërgon aktet, sipas kësaj pike, konsiderohet që ato nuk janë paraqitur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

14:36 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.