Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit në të gjithë botën ka prekur dhe sektorin e turizmit ndërkohë që stina e verës dhe pushimet janë para.
Por këtë vit ka vende të cilat paguajnë që të shkoni për pushime atje këtë verë, duke nisur nga biletat e avionit deri tek hotelet. Klasifikimi i tyre është bërë nga tabloidi britanik “The Sun”.
Siçilia
Nëse ju do të shkoni në Siçili do të keni 3 netë akomodim në hotel, si dhe biletat e muzeve dhe vendeve arkeologjike. Ndër të tjera do të paguajnë gjysmën e biletës së avionit.
Meksikë
Dy netë falas ku përfshihen të gjitha shpenzimet për të dyja netët. Gjithashtu edhe zbritje të çmimit të biletës së avionit.
Japoni
Nëse keni ëndërruar gjithmonë që të shkoni në Japoni, mund ta shfrytëzoni këtë rast, pasi qeveria japoneze do paguajë gjysmën e çmimit të biletës së avionit, ndërkohë që po mendon lehtësira të tjera.
Bullgari
Në Bulgari plazhet do i keni falas, pra nuk do të keni nevojë të paguani për shezlonge.
