Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bëni kujdes! Nëse pedaloni gabim ndëshkoheni, gjobiten 36 persona në Tiranë

15:06 / May 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
adadad
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka ndëushkuar në Tiranë 36 pedalues.

Përmes një njoftimi policia bën apel që të pedalohet me biçikletë në pistat e rezervuara për to, si dhe të respektohen rregullat për sigurinë.

Këto masa sipas policisë vinë pasi në qytet është rritur numri i përdoruesve të biçikletave si dhe në disa ngjarje rrugore kanë qenë të përfshirë këta të fundit.

Njoftimi i plotë nga policia:

Pedalo biçikletën në pistat e rezervuara për to, respekto rregullat, për sigurinë tende dhe të tjerëve në rrugë.

Duke konsideruar rritjen e ndjeshme të përdoruesve të biçikletave në kryeqytet dhe faktin që në disa ngjarje rrugore janë përfshirë shumë drejtues biçikletash, rrugorët e kryeqytetit, prej disa ditësh kanë analizuar me kujdes mekanizmat e ngjarjeve rrugore dhe shkaqet e tyre.

Me qëllim disiplinimin e lëvizjes së drejtueseve të biçikletave sipas dispozitave të parashikuara në nenin 180 të Kodit Rrugor shqiptar, por edhe parandalimin e ngjarjeve të rënda që vijnë edhe si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e biçikletave, janë monitoruar dhe organizuar kontrolle në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, të cilat edhe pse tashmë janë të pajisura me pista të rezervuara për biçikletat, shumë drejtues biçikletash preferojnë të qarkullojnë në korsitë e lëvizjes së automjeteve apo në korsitë e shërbimit publik, duke u kthyer në një rrezik permanent për veten dhe përdoruesit e rrugës në tërësi.

Krahas monitorimit dhe këshillave ndaj kësaj kategorie, për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të rrugës, nuk kanë munguar edhe masat administrative për ata që nuk përdorin pistat e rezervuara, nuk respektojnë sinjalizimin e ndritshëm semaforik, nuk marrin biçikletën për dore dhe si pasojë e kushteve të qarkullimit, bëhen pengesë ose rrezik për këmbësorët.

Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar dhe ndëshkuar 36 drejtues biçikletash.

#PedaloISigurt

#PedaloNëKorsinë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.