Seanca për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë sërish për në 11 qershor. Shkak për këtë ështëbërë mosnjoftimi i duhur i tij.
Kjo është hera e dytë që Apeli shtynë seancën për Tahirin, për shkak të situatës së krijuar nga CPVId-19.
Ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” , ndërsa u dënua me 3 vite shërbim prove. Avokatët e tij e apeluan dhe çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.