Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Medalioni i Geraldinës

13:17 / May 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
63f3ccbe37e2535da8b748c0456426e9 XL 696x445 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 12 korrik 1939, Legata Italiane i dërgonte Ministrit të Brendshëm Maliq Bushati një kërkesë të çuditshme të një skulptori të njohur kroat, Rudolf Spiegler, i cili pretendonte se kishte realizuar një medalion për Mbretëreshën Geraldinë dhe kërkonte ose t’i kthehej mbrapsht medalioni ose t’i paguhej shuma prej 1 mijë dinarësh.

Siç mësohet nga korrespodenca e shkëmbyer në Tiranë, medalioni ishte porositur para luftës nga Mbretëresha Geraldinë, dhe megjithë hetimet e bëra nga qeveria shqiptare, nuk ishin gjetur gjurmë të këtij medalioni dhe as njerëz që mund të kishin dijeni rreth tij.Dokumentet zbulojnë se bashkë me kërkesën e tij, dërguar fillimisht në Legatën Italiane në Zagreb e prej andej në Tiranë, Rudoslf Spiegler kishte dërguar edhe një foto të medalionit.Kjo foto vetëm përmendet në letërkëmbimet zyrtare dhe më pas, sipas një shënimi në një prej dokumenteve mësohet se fotografia i ishte kthyer skulptorit bashkë me përgjigjen “nuk u gjet asnjë gjurmë e medalionit të mbretëreshës Geraldinë”.

Rudolf Spiegler ishte në kulmin e karrierës dhe famës së tij në fund të viteve ‘30, kur rezulton që të ketë gdhendur portretin e mbretëreshës Geraldinë. Spiegler kishte lindur në një familje modeste në Zagreb me 24 dhjetor 1885.Ishte diplomuar në Shkollën e Tregtisë / Artizanatit në 1903 dhe më pas në Kolegjin e Artizanatit dhe Arteve të Bukura në Zagreb, më 1912.Krijimtaria e tij ndahet në veprat që i përkasin viteve të rinisë së hershe e deri në fund të Luftës së dytë Botërore dhe në veprat e pas vitit 1945, ku spikat një frymë krejt tjetër në krijimtari.U nda nga jeta në vitin 1980, në moshën 95- vjeçare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.