Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pse i ndjeri shqetësohej kur rimartohej ish-bashkëshortja?

18:29 / May 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parajse
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në periudhën e shoqërisë tradicionale shqiptare, herë pas here në varreza, vërehej një situatë e tillë: Dheu i një varri tërësisht i lagur dhe mbi varr një shtambë, shishe ose vorbë e thyer. 

Çfarë mesazhesh përcillnin simbolikisht elementët e një situate të tillë mbi varrin në fjalë?

1. Lagia e dheut të varrit tregonte se atë natë martohej përkatësisht ish-bashkëshorti ose bashkëshortja e personit që prehej aty në gjumin e përjetshëm. Ndër shqiptarët, kanë qenë mjaft të përhapura besëtytnitë se “kufoma e gruas dhe sidomos e burrit ka shumë shqetësime kur rimartohet ish-bashkëshorti dhe veçanërisht ish-bashkëshortja, se “kufoma të tilla kanë shumë zjarrmi natën që martohet ish-bashkëshorti”, se “lagia e varrit ndihmon që kufoma të mos digjet nga zjarrmia që shkakton martesa e ish-bashkëshortit.

2. Shtamba ose vorba që kishte mbajtur ujin për spërkatjen e varrit qëndronte mbi të. Familjarët e të ndjerit ose të të ndjerës që lagin varrin me ujë nuk e kthenin më shtambën në shtëpi pasi besonin se ato ndillnin fatkeqësi, ndillnin mort.

3. Shtamba mund të ishte e thyer mbi varrin e lagur. Përgjithësisht këto enë thyheshin enkas nga familjarë, të afërm të të ndjerit ose të të ndjerës, madje edhe nga të tjerë të interesuar me pikësynimin që përkatësisht ish-bashkëshortja ose ish-bashkëshorti i atij ose i asaj që flinte në varr të mos kishte fat në kurorë me dikë tjetër. Dhe të mos kishe fat në radhë të parë do të thoshtë të mos i jetonin fëmijët.

4. Familjarë të burrit ose të gruas që martohej përkatësisht me grua apo burrë të ve, vizitonin të nesërmen e martesës, sapo zbardhte dita, varrin e ish-bashkëshortit ose të ish-bashkëshortes.

Shtamba e pathyer mbi varrin e lagur u përcillte atyre mesazhin e gëzueshëm se familjarët e të ndjerit ose të ndjerës nuk i kishin ndjellë mbrapshti ose fatkeqësi të sapomartuarve me thyerjen e shtambës ose të vorbës në fjalë.

5. Në rrethana të tilla, thyerja e shtambës kuptohej si thyerje e ecurisë së mbarë të jetës së çiftit të sapomartuar me partner/e të ve. Ndaj, të afërm mjaft të besuar të çiftit të sapomartuar bënin kujdes për të mbledhur të gjitha copat e shtambës ose të vorbës së thyer dhe i çonin te një poçar për t’i ngjitur. Sipas besëtytnive, rikuperimi i shtambës së thyer në varreza nënkuptonte rikuperimin e fatit të çiftit.

Zyhdi Dervishi “Lente të ndërveprimit simbolik”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.