Këshilli Politik u mblodh për katër orë me radhë pasditen e sotme në Pallatin e Kongreseve për të diskutuara çështjet e mbetura pezull për reformën zgjedhore, por ende nuk ka “tym të bardhë”. Maxhoranca nuk ka pranuar votim, numërim dhe identifikim elektronik.
Një pikë që nuk ka marrë dakortësinë e mazhorancës dhe opozitës parlamenare ka qenë propozimi i PD, që Ministri i Brendshëm që do të vijë nga qeveria tranzitore duhet të emërojë drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit. Socialistët thonë se për këtë vendim duhen takime të niveleve më të larta.
Lidhur me prokurorinë, palët kanë rënë dakord që SPAK të hetojë krimet zgjedhore, kurse prokuroritë në rrethe duhet të ngrejnë grupe të posaçme për të hetuar shitblerjen e votës.
