Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“S’mund t’i besoj jetën time nën narkozë Edi Ramës”- Veliaj refuzon të operohet në Spitalin Memorial Fier

12:09 / November 22, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lali Eri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka refuzuar që ta kryejë nesër ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë në Spitalin Memorial të Fierit, duke këmbëngulur që të operohet në Tiranë. Veliaj thekson se për këtë çështje pret vendimin e Gjykatës së Posaçme.

“Unë i jam drejtuar GJKKO-së për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirurgjikale. Refuzoj të shkoj në spitalin Memorial Fier”, mësohet të ketë deklaruar Veliaj.

Veliaj tha gjithashtu se nuk mund t’i besonte kryeministrit Edi Rama, të cilin e konsideron si personin që e internoi në Fier, për një operacion nën narkozë, ku në lojë sipas kryebashkiakut është jeta e tij.

“Por e vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, Kryeministri i vendit. Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?”, theksoi Veliaj.

Refuzimin e Veliajt për t’u operuar në Spitalin Memorial Fier e ka konfirmuar edhe drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, i cili thekson se kryebashkiaku e ka argumentuar vendimin e tij duke thënë se ‘nuk është gati’. Ai tha se problemi i Veliajt ‘nuk paska qenë problem ndërhyrja, por zhurma dhe alibia për të ngritur pretendimin sikur nuk po trajtohet siç duhet nga instancat shtetërore’.

“Atëherë, pas kërkimit me ngulm të ndërhyrjes sipas avokatit dhe vetë shtetasit Erion Veliaj, duke u shprehur se po i rëndohej situata shëndetësore, sot, në mënyrë të befasishme dhe plotësisht të qetë, vetë shtetasi Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet pranë Spitalit Memorial Fier për të bërë të mundur ndërhyrjen, duke nënkuptuar se nuk paska qenë problem ndërhyrja, por zhurma dhe alibia për të ngritur pretendimin sikur nuk po trajtohet siç duhet nga instancat shtetërore! Pra, sot, pas një lumi kërkesash nga ana e Erion Veliajt se pse nuk po lejohej të kryhej ndërhyrja, po vetë ai refuzon ta kryejë ndërhyrjen, me motivacionin se nuk është gati!”, thuhet në njoftimin e drejtorit të Burgut të Fierit, Arben Qalliu.

Ditën e hënë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Fierit, ishte planifikuar t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se ndërhyrja do të kryhej në Spitalin Memorial të Fierit dhe jo në Tiranë siç ka kërkuar kryebashkiaku, gjë të cilën Veliaj e shkroi edhe në letrën publike drejtuar ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Ky vendim sipas Bugjeve, është marrë pas një konsulte të zhvilluar në 18 nëntor në burgun e Fierit.

“Gjatë këtij konsultimi, pacienti nuk ka shprehur kundërshtime”, – thanë burgjet dy ditë më parë duke shtuar se është “dakordësuar mundësia e pranisë së mjekut të përzgjedhur nga Veliaj gjatë kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale”.

Burgjet njoftuan se Veliaj duhet të paraqitej në spital ditën e diel, më 22 nëntor, për kryerjen e konsultave dhe analizave. Kryebashkiakut, sipas Drejtorisë së Burgjeve, i ishte dhënë mundësia që mjeku i zgjedhur prej tij të ishte i pranishëm gjatë përgatitjeve për operacionin më 22 nëntor, gjatë ndërhyrjes më 23 nëntor ose në të dyja ditët.

Veliaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe disa prej institucioneve në vend se kanë penguar prej javësh operimin e tij. Dy ditë më parë ai i shkroi edhe një letër publike Ballukut, ku me ironi i kërkonte leje që të operohej në Tiranë, pasi sipas tij, ishte ajo që vendoste për gjithçka dhe jo kryeministri Rama.

Fier operohet refuzon spitalin veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion i përgatitur për 15 vite/ Pilotët amerikanë, 37 orë në ajër mbi objektet bërthamore të Iranit

11:52 / November 22, 2026

Qafë Thanë/ Inagurohet sistemi i integruar i kontrollit, Mickoski: Nxit turizmin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

11:08 / November 22, 2026

Ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës/ Rama: Kapitalizmi është kafshë e egër që s’bëhet lepur…

10:37 / November 22, 2026

Itali/ Gjendet i vdekur ish-kreu i policisë, po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

17:37 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.