Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vendimi i Gjykatës Kushtetutese të Kosovës, Baton Haxhiu: Është i pakthyeshëm, Vetëvendosje e pafuqishme për revoltë

23:37 / May 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Baton Haxhiu, duke folur në emisionin “Real Story” në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që vendosi që deputetët mund të zgjedhin qeverinë, tha se ky është një vendim i pakthyeshëm.

Haxhiu u shpreh se Albin Kurti nuk mund të kërcënojë me dhunim të institucioneve të shtetit.

“GJK është nën presionin e partive dhe ka qenë vazhdimisht. Kosova është ngjitur në standarde demokratike për shkak të Gjykatës Kushtetuese. GJK ka dhënë vendime në tërësi të mira, historikisht. GJK ka marrë në dorë 4000 faqe të bisedave. Vendimi ka qenë i qartë për këtë ceshtje. Faji për rrëzimin e kësaj qeverie i takon vetem Albin Kurtit.

Rruga e opozitarizmit nuk iu ka qëndruar mirë në lëkurën e tyre. GJK ka marrë vendim i pakthyeshëm, gabim do ishte nëse Albin Kurti dhunon institucionet. Në krah Kurti nuk e ka Haradinajn dhe Fatmir Limajn, duke mos pasur fuqi protestuese. Fuqinë e ka pasur për shkak të këtyre dy figurave të UCK. Duke qenë se këta dy figura të UCK janë brenda qeverisë, prandaj nuk ka fuqi”, tha Haxhiu.

Baton Haxhiu u shpreh më tej se beson se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka më sot fuqinë e duhur, pasi është dobësuar në krahasim me vitet më herët.

“Zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fituesin. Por procedura ndonjëherë është më e vlefshme sesa zgjedhjet. Zoti Thaci njëherë e një kohë ka hequr dorë dhe u bë ministër i Jashtëm, kurse la Isa Mustafën kryeministër. Unë mendoj se VV është sot fuqia e pafuqishme. Nuk ka më fuqi. Revolta nuk ka nisur nga VV, por fitorja ka ardhur për shkak të pakënaqësisë së popullit. Vetëvendosje nuk ka më shumë se 12 përqind votues. Simpantizantët e VV kanë shpresuar që LDK do të respektohej, por panë tjetër fytyrë”, u shpreh Haxhiu.

baton haxhiu Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026

Trump shkarkon Paolo Zampollin nga DASH, i dërguari special: Koha për një kapitull të ri

09:17 / October 16, 2026

E rëndë në SHBA/ 16-vjeçari futet në shkollë dhe hap zjarr, vret 3 fëmijë dhe një mësues, ekzekutohet nga një qytetar që po kalonte

09:12 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.