Tre fëmijë dhe një mësues u vranë të enjten kur një 16-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në Oregon të SHBA-së.
Personi i armatosur u vra nga një kalimtar i cili e ndoqi atë brenda ndërtesës së shkollës, tha policia.
Shefi i Policisë së Bend, Mike Krantz, tha gjatë një konference për shtyp se 16-vjeçari, qëlloi përmes dyerve të mbyllura të shkollës për tu futur dhe për të kryer sulmin e tij.
Pak kohë më vonë, një qytetar vendas e ndoqi atë brenda shkollës dhe e qëlloi. Adoleshenti humbi jetën në vendngjarje, sipas autoriteteve.
16-vjeçari vrau tre fëmijë, të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues. Një fëmijë tjetër, i moshës 7 vjeç, dhe një mësues 54-vjeçar u dërguan në spital në gjendje kritike.
Shkolla ka afërsisht 400 deri në 450 nxënës dhe pas sulmit të armatosur ndërtesa u evakuua.
Shefi i policisë nuk ishte në gjendje të sqaronte nëse qytetari që qëlloi sulmuesin kishte leje për armë zjarri. Ai tha se disa aspekte të çështjes mbeten nën hetim.
