Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Çdo ditë nga një skuadër e re për Elseid Hysajn, “ESPN” e dërgon te Bajerni

11:05 / May 2, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hysaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elseid Hysaj është kthyer në një nga emrat më të njohur në futbollin europian dhe nuk është aspak çudi që thuajse çdo ditë të dalë në skenë emri i një skuadre apo një tjetre që interesohet për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare.

Javën e kaluar përflitej për interesim të skuadrave si Liverpuli e Interi për futbollistin shqiptar, ndërsa nga ana tjetër, menaxheri i tij theksonte se Hysaj nuk kishte në plan të largohej nga Napoli. Sipas këndvështrimit të Hysajt, Napoli ishte vendi ideal për të vazhduar karrierën dhe ai planifikonte të qëndronte gjatë aty.

Por rrjeti sportiv “ESPN”, sheh një tjetër destinacion për futbollistin e përfaqësueses shqiptare. Në rubrikën që i referohet zërave të merkatos, “ESPN” vlerëson Bajern Mynih si kandidat kryesor për të siguruar shërbimet e futbollistit të përfaqësueses shqiptare.

“Vendimi i Filip Lahm për t’i dhënë fund karrierës në mbyllje të sezonit lë një vrimë në mbrojtjen e Bajernit për sezonin e ardhshëm. Zëra nga Italia sugjerojnë se futbollisti i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është objektivi kryesor i merkatos së Bajern Mynih.

Kampionët e saposhpallur të Gjermanisë janë të gatshëm të rivalizojnë me Liverpulin për 23-vjeçarin. Atletiko Madrid dhe Interi janë gjithashtu të vëmendshëm rreth kësaj situate dhe mendohet se Napoli është gati ta shesë atë për një shifër prej rreth 22 milionë eurosh”, shkruan “ESPN”./panoramasport/

Bayern Munich Elseid Hysaj Futboll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.