Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis zbatimi i marrëveshjes së Prespës

08:59 / January 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkup 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbatimi i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut, pas ratifkimit të protokollit për anëtarësim në NATO nga parlamenti grek do të nisë prej kësaj të hëne, 4 shkurt.

Zbatimi do të nisë nga tabelat kufitare, ato të institucioneve dhe organeve të pushtetit qëndror dhe lokal.

“Këto masa rregullojnë zbatimin e emrit të ri Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me vendimet e Qeverisë, ministritë përkatëse, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në kuadër të shtetit, në përputhje me afatin e paraparë për fuqizimin e amendamenteve do të detyrohen të bëjnë ndërrimin e tabelave në vendkalimet kufitare, përfaqësitë diplomatike dhe konsulare si dhe në hyrjet e institucioneve”- është shprehur zëdhënësi i qeverisë maqedone Mile Boshnjakovski.

Televizioni Alsat në Maqedoni bën të ditur se qeveria do të formojë grupe pune të cilat do ta monitorojnë zbatimin e emrit, Maqedonia e Veriut, në të gjitha institucionet. Organi ekzekutiv akoma nuk ka konstatuar sa do të kushtojnë zbatimi emrit të ri nëpër tabelat e institucioneve brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë vendet anëtare të NATO-s kanë filluar me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Bullgaria është vendi i parë që ka miratuar protokollin ndërsa më 8 shkurt pritet që të njëjtin ta ratifikojë edhe parlamenti i Greqisë.

maqedonia e veriut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.