Henri Isai, 28 vjeç ka mbetur i plagosur sonte pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në Shijak, në zonën e stadiumit.
Policia raporton se në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur në këmbë 28 vjeçari, i cili fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, që po bëjnë krehjen e vendngjarjes dhe zonës për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
