Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Prekëse/ Letra nga Franca që përloti mjekun Tritan Kalo: Ti je i vetmi…

09:24 / May 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5ed35245ef77d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte i ftuar një nga mjekët infeksionistë më të mirë në Shqipëri, doktor Tritan Kalo.

Doktori së bashku me bluzat e bardha janë kujdesur që të infektuarit me Covid-19 të shërohen dhe t’i rikthehen jetës normale sa më shpejt. Tritani nëpërmjet dijeve dhe eksperiencës së tij si infeksionist gjatë gjithë kësaj periudhe ka dhënë këshilla se si të mbrohemi dhe se si të ulim rrezikun e infektimit nëpërmjet komunikimeve në media dhe profileve të tij personale në rrjetet sociale.

Në studio kishte ardhur nipi i tij, Glediani i cili rrëfeu historinë e jetës e doktorit, dashurinë dhe rrespektin që kishte për të, si edhe ndihmën që Tritani i kishte dhënë këtë periudhë për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme.

Nga biseda që u zhvillua në studio Glediani tregoi se Tritani kishte dashur gjithmonë që të bëhej mjek dhe të ndiqte gjurmët e dajës së tij, zbuluesit dhe prodhuesit të parë të vaksinës për turbekulozin, Ali Molohollit.

“Të gjithë ne kemi qenë në merak për ty, pavarësisht se na çoje foto dhe video se ishe i mbrojtur. Dua të të falenderoj në emër të familjes, në emër të gjithë miqve tanë për të cilët je kujdesur dhe ke shëruar gjatë kësaj kohe.” , – ishte mesazhi i nipit për Dr. Kalo.

Pjesë e kësaj surprize të organizuar nga Glediani ishte dhe vëllai i Tritanit, Lulzimi i cili ishte larguar nga Shqipëria 30 vite më parë. Lulzimi nëpërmjet një video-mesazhi u shpreh :”Ti je në vijën e parë të luftës, prandaj të lutem kujdesu për veten tënde. Ti dhe bluzat e bardha jeni heronj për të gjithë ne. Dua të të them, të lutem kujdes, ti je i vetmi që kam në këtë jetë!”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.