Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Deklaroi se ishte ulur në pankinë me COVID-19, Valencia sulmon Gasperinin

09:32 / June 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
valencia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deklaratat e Xhian Piero Gasperinit nuk i kanë pëlqyer klubit të Valencias që pa se si skuadra e Atalantës nën drejtimin e tij i eliminoi nga Liga e Kampioneve pa shumë vështirësi. Trajneri kishte deklaruar në një intervistë se kishte shfaqur probleme fizike ditën para ndeshjes me spanjollët në transfertë.

Me një komunikatë zyrtare, klubi spanjoll që ka pasur vetë 35% të lojtarëve të infektuar, ka kritikuar veprimet e trajnerit italian.

“Pas deklaratave të trajnerit të Atalantës, Xhian Piero Gasperini, të publikuara këtë të diel në shtypin italian, Valencia shpreh publikisht surprizën e saj rreth faktit se trajneri i skuadrës rivale në ndeshjet e Ligës së Kampioneve njeh se si në ditën përpara, ashtu edhe në atë të garës, më 10 mars, ishte i ndërgjegjshëm që po vuante simptoma të ngjashme me COVID-19 pa marrë masa mbrojtëse, duke vënë në rrezik në këtë rast persona të shumtë gjatë udhëtimit të tij dhe qëndrimit në Valencia.

Duhet të kujtojmë që kjo ndeshje u zhvillua me dyer të mbyllura, duke respektuar masa të rrepta, të caktuara nga autoritetet sanitare spanjolle për të parandaluar rrezikun e infektimit me COVID-19, pikërisht në praninë e personave që vinin nga zona të klasifikuara publikisht me rrezik të lartë”, shkruhej në komunikatën e spanjollëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.