Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një 18-vjeçar shqiptar u sëmur 3 javë para “pacientit 1” në Itali

16:32 / June 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhoni Mustafaraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 18-vjeçar shqiptar  është sëmurur disa javë para pacientit 1 në Itali. Mediat italiane shkruajnë se  Xhoni Mustafaraj u infektua me koronavirus 3 javë para Mattias, nga Codogno, i cili njihet si “pacienti 1”.

Shqiptari Xhoni Mustafaraj,  18 vjeç, një futbollist profesionist i kategorisë C që jeton në San Martino në Strada, në provincën e Lodi, me prindërit e tij, më 2 shkurt kishte të gjitha simptomat e Covid-19: ethe, vështirësi në frymëmarrje, humbja e shijes dhe aromës etj.

Për emisionin investigativ “Le Iene” ai ka rrëfyer historinë e sëmundjes së tij.

I riu u shtrua menjëherë në spital dhe qëndroi 2 javë me maskën e oksigjenit, në kujdesin intensiv. Pastaj, nga 13 deri në 26 shkurt, ai u transferua në nefrologji dhe dializë.

Për 3 javë Xhoni u kurua në spitalin e Lodit dhe nuk u diagonostikua për Covid 19, pasi nuk iu bë asnjë tampon sepse ishte ende herë e askush nuk kishte informacion mbi koronavirusin.

Zyrtarisht për autoritetet italiane pacienti 1 me Covid 19 identifikuar në komunën Codogno, konkretisht 31-vjeçari Mattia Maestri.

Por investigimi i bërë nga gazetarët e “Le Iene” dëshmojnë se në zonën e kuqe të Lombardisë, në territorin e provincës së Lodit, mund të ketë pasur raste të tjera para Mattias të prekur nga koronavirus. I tillë është rasti i të riut shqiptar Xhoni Mustafaraj.

18-vjeçari rrëfen se iu deshën 2 muaj të rimarrë veten, e humbi mbi 10 kilogramë në peshë, por ja doli të shërohej. Xhoni dyshon fort se sëmundja e tij ishte rrjedhë e infektimit nga koronavirusi por që nuk iu vërtetua pasi nuk ishte shpallur ende emergjenca e virusit. “Qe e vështirë”, kujton Xhoni sidomos ditët në terapinë intesive.

Më 20 maj, ai ka kryer testin sieorologjik i cili ka konfirmuar se është negativ nga koronavirusi, por që trupi i tij ka formuar antikorpe që dëshmojnë se ka qenë i infektuar nga Covid-19.

Xhoni Mustafaraj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndodhi dy herë, nuk mund ta duroj më”, Melania bën xhiron e rrjetit, eksperti i leximit të buzëve zbulon çfarë i tha Trumpit gjatë aktivitetit në Uashington

19:01 / August 24, 2026

Franca miraton ligjin, ndalon telefonat celularë në të gjitha shkollat e mesme nga shtatori

18:20 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.