Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi ishte në kërkim për trafik droge.
Media spanjolle shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije akuzohet të jetë kreu i një bande shqiptaro-kolumbiane që trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Europë dhe pastronte para gjithashtu.
Të njëjtat medie sqarojnë se shqiptari është arrestuar në Madrid, në apartamentin ku ai jetonte, pasi drejtësi holandeze kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar për të.
