Këshilli politik nuk ka mundur të gjejë ende mirëkuptimin për finalizimin e një dokumenti konsensual për Kodin e ri zgjedhor.
Ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë dhe ODIHR, po vijojnë edhe sot negociatat me përfaqësuesit e Këshillit Politik. Palët u kyçën për 1 orë në rezidencën e Ambasadës amerikane dhe më pas iu drejtuan selive partiake për konsultime.
Pas orës 13:00, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u rikthyen sërish në rezidencë për të vijuar diskutimet. Ndërkohë diplomatja amerikane Yuri Kim ka njoftuar se do të ketë një deklaratë për mediat gjatë pasdites. Aktualisht ajo është ndërprerë dhe do rifillojë në 20:30.
