Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rikthehet futbolli/ Bind Tirana, Kukësi fiton në ‘frymën’ e fundit

19:14 / June 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 23 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas thuajse tre muajsh ndërprerje, rikthehet futbolli në Shqipëri, teksa pasditen e sotme u zhvilluan 4 nga 5 ndeshjet e javës së 27 të Kategorisë Superiore, ndërsa gjithçka do të mbyllet me përballjen Partizani-Skënderbeu në mbrëmje.

Ndonëse me peripeci të shumta, të cilat nuk munguan as një orë para ndeshjes, ku inspektorë të Shëndetit Publik të Ballshit kërkuan të mos luhet sfida mes Bylisit dhe Tiranë, gjithçka vijoi sipas planit dhe vëmendja kaloi e gjitha në fushat e blerta.

Në “Adush Muça” të Ballshit, Tirana e nisi në mënyrën e duhur dhe arriti të marrë një fitore me rezultatin 1-3 dhe të vrapojë drejt titullit kampion, duke qenë se vijon të qëndrojë në krye të renditjes, me plot 9 pikë më tepër se Kukësit ndjekës.

Bardheblutë zhbllokuan sfidën me anë të Cobbinah, që u shkëput bukur në zonë dhe stopoi e gjuajti në mënyrë perfekte, duke dërguar sferën në rrjetë, ndërsa pak minuta më vonë ishte Batha që dyfishoi shifrat me anë të një penalltie të ekzekutuar saktë.

Në pjesën e dytë Bylisi provoi të rihapë takimin, pasi shënoi me anë të mesfushorit Peposhi, por vetëm pak minuta më vonë ishte kapiteni Gentian Muça që shtyu topin në rrjetë për herë të tretë dhe vulosi suksesin e bardhebluve.

Spektakël edhe në “Elbasan Arena” ku Kukësi vuajti jo pak për të marrë tre pikët ndaj Luftëtarit modest, ndërsa goli i fitores u shënua nga Kristal Abazaj vetëm në minutat shtesë të takimit. Verilindorët kaluan të parët në avantazh me anë të Gavazajt, por gjirokastritët befasuan në pjesën e dytë, duke rikthyer baraspeshën me anë të Mehmetit, që ekzekutoi saktë një penallti.

Kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, ishte Kristal Abazaj që shënoi pas një këmbënguljeje të gjatë të skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi, ndërsa me këtë fitore Kukësi konfirmohet në vendin e dytë, por ende larg kreut.

Nuk pati fitues në sfidën për një vend në zonën Europiane, atë mes Laçit dhe Teutës, pasi dy skuadrat ndanë nga një pikë, falë barazimit 1-1. Kallaku shënoi golin e parë të rikthimit të ndeshjeve të Superiores, duke u dhënë avantazhin durrsakëve, ndërsa kurbinasit rikthyen baraspeshën me anë të Xhixhës.

Vuajti jo pak edhe Vllaznia në Vlorë përballë Flamurtarit, por ia doli të marrë një fitore 1-3 dhe të largohet momentalisht nga vendi i tetë i renditjes, që përkthehet në Play Out për të siguruar mbijetesën.

Pasa një pjese të parë pa gola, shkodranët zhbllokuan sfidën me anë të kapitenit Gilman Lika, që u tregua i saktë nga pika e penalltisë, ndërsa më vonë ishin Silvio Junior dhe sërish Lika, që vulosën suksesin. Nga ana tjetër vlonjatët u shfaqën të dorëzuar dhe me një këmbë në Kategorinë e parë, ndërsa golin e nderit e shënuan vetëm në sekondat e fundit të sfidës./Supersport/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.