Një grabitës në Filadelfia ka humbur jetën gjatë një shpërthimi të një bankomantit. Mediat bëjnë me dije se 24-vjeçari e kishte vendosur vet ekspozivin dhe aksidentalisht ka shpërthyer kur ai ishte i pranishëm.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ndërsa policët janë shprehur se ai ishte pjesë e një rrjeti të kordinuar, që sulmuan 30 makineri bankomati në të gjithë qytetin, në vetëm dy ditë.
I riu emri i të cilit nuk është bër publik ishte përpjekur që ta hapte makinerinë me eksploziv, ndërkohë që eksplozivi i ra në tokë dhe shpërtheu, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup, djegie të shkallës së tretë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetoi.
